Meta: Kam marrë shumë falenderime pas dekorimit të Vasil Laçit

schedule14:15 - 28 Maj, 2020

schedule 14:15 - 28 Maj, 2020

Presidenti Ilir Meta thotë se ka marrë shumë falenderime pas dekorimit të Vasil Laçit Hero i Popullit të Vasil Laçit.

Meta ka veçuar letrën e profesorit të Matematikës që sot është në pension Aristotel Spiro Mëhilli, i cili përshëndet kreun e shtetit me një baladë të shkuar nga Laçi në vitin 1980.

Postimi i Metes

Shumë mesazhe dhe letra falenderimi kam marrë këto ditë nga të gjitha trevat shqiptare për vlerësimin e Heroit të Popullit, Vasil Laçi me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar.

Ndër to veçoj letrën e ndjerë që mora nga Aristotel Spiro Mëhilli nga Saranda, profesor i matematikës, sot në pension, i cili ndër të tjera më përshëndeste edhe me një baladë plot me emocione të thella njerëzore dhe atdhetare, të shkruar prej tij qysh në vitin 1980 për Heroin e Popullit, Vasil Laçi, disa pjesë të së cilës po i ndaj me të gjithë ju.

VASIL LAÇIT

Linde buzë detit,
Me dallgë e shqetësime,
Krenar përball tyre,
Malet kryetrime.

Nëna ty të rriti,
Me zemër shqiptari,
Verës me erë deti,
Dimrit me erë mali.

Deti të dha zemrën,
Populli dashurinë,
Urrejta – koburen,
Mali, trimërinë!

Në fishek ti fute,
Si plumb e barut,
Urrejtjen e popullit,
Urrejtjen pa fund.

Zemrën dot s’ta thyen,
Torturat fashiste,
Dhe përmbi trekëmbësh,
Më i larti ishe.

Në qiellin e Atdheut,
Mbushur yje lirie,
Ti jeton e ndriçon,
Në këngë trimërie.

Lirisë ti ja fale,
Gjithë dashuritë,
Ndaj ti nuk vdiqe,
Por jeton përditë.

Kurorë e përhershme,
Përmbi lapidar,
Një ulli tund degët,
Dimër e behar.

Piqeras, 1980.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!