“Meta ka një ofertë të sinqertë”, Braimllari: Thelbi i Partisë së Lirisë është referendumi, ja nga erdhi ideja për emrin

schedule13:41 - 26 Korrik, 2022

schedule 13:41 - 26 Korrik, 2022

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka qenë i ftuar në “Abc Live”, ku ka folur për krijimin e forcës së re politike, Partia e Lirisë.

Braimllari tha se edhe pse mund të jenë të njëjtat figura të vjetra, në fakt kjo parti vjen me një ofertë të re, që është referendumi.

“Nëse ne do kishim ofertë që do vendosim këtë program ekonomik, po, kjo është e vjetër. Por ne po themi referendum. Vullneti i shqiptarëve transformohet te vullneti i kryetarëve. E keni parë çfarë vendimesh ka marrë parlamenti, kundër interesit kombëtar. Partia e Lirisë, Ilir Meta me filozofinë e tij politike sjell këtë ofertë: referendumin. Të rikthejmë sistemin e votës në shoqëri sepse ky lloj sistemi e ka deformuar. Ky lloj sistemi mori fund ditën e djeshme sepse sot kërkohet një proces historik për vendin. Kjo do jetë filozofia politike e Ilir Metës. Kjo tani nuk është më një lëvizje, është një parti. Do jetë e mirëfilltë e organizuar. Shembull i demokracisë së brendshme se është pasqyra si do qeveriset vendi. Do ketë një organizim agresiv. Sot ka një ofertë të sinqertë nga Meta: referendum. Nuk kemi të bëjmë me politikanë që mbajnë fjalime dhe premtojnë politika që nuk vihen në zbatim”, tha Braimllari.

I pyetur nga erdhi ideja për ndryshimin e emrit, Braimllari tha se propozimi u bë nga një grup delegatësh.

“E para, propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga një grup delegatësh. Meta e ka brë publike këtë indicie. Ajo çka ai vlerëson është rikthimi i popullit të 2 marsit. Sepse nuk kishte thjesht përfaqësues të një apo dy partie”, tha ai.

Më tej, ai e cilësoi një gabim historik djegien e mandateve nga LSI, që sipas tij e largoi partinë nga misioni i saj.

Ishte gabim historik i LSI, ai gabim solli edhe detyrën. Mbylli misionin LSI, i iku historisë së saj dhe shembulli që duhet të japim është shembulli i një politike të drejtpërdrejtë qytetare. Ka një ofertë të drejtpërdrejtë: aplikimi i referendumit”, tha ish-deputeti.

Braimllari shtoi se vendosja e votës është thelbi i aksionit të Partisë së Lirisë, e cila edhe pse vetëm ka ndryshuar emrin nga LSI, ka një ofertë të re.

Ruajta e Kushtetutës është thelbi. Por ka të bëjë me një aksion shumë më të gjerë. Vendosja e votës së drejtpërdrejtë. Kritikët mund të na thonë se kemi qenë parti tjetër, por ka një ofertë kjo parti, që është referendumi.

Unë kam qenë vetë deputet, e di vetë peshën. E them me bindje të plotë, ka deputetë që nuk kanë votuar ndonjëherë projektligjet dhe votojnë se ashtu u thotë kryetari i grupit”, tha ai.

Braimllari u pyet edhe nëse bashkëpunimi me kreun e PD, Sali Berisha, do e dëmtojë Partinë e Lirisë, pasi ai është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Ai e quajti këtë çështje personale të Berishës.

“Çështja e zotit Berisha është çështje e tij. Ai ka dhënë një shpjegim shterues për çështjen tij. Aleanca jonë është me qytetarët. Nuk mohohet ekzistenca e PD, por aleanca jonë është me qytetarët. Meta është i gatshëm dhe i aftë të fitojë çdo betejë sepse është politikani i fjalës së mbajtur, është politikan i aksionit. Është politikan i drejtpërdrejtë. Thelbi i kësaj partie është referendum, por jo vetëm. Do përdoret çdo mekanizëm që të shkojmë te referendum”, u shpreh Braimllari.

I pyetur nëse do të ketë aksione të ngjashme me foltoren, për t’u afruar më shumë me qytetarët, Braimllari tha se kemi të bëjmë me dy filozofi të ndryshme.

Unë besoj që janë dy filozofi të ndryshme. Foltorja ka një strategji të saj, kjo nismë e prexantuar dje ka të bëjë drejtpërdrejtë me qytetarin. Kjo është një çështje që shkon jashtë dyerve të një partie, është e qytearëve.

Ndërkohë, konventa e ardhshme e Partisë së Lirisë pritet të mbahet në muajin tetor, dhe pritet të mbahen edhe zgjedhje.

“Duke iu referuar vendimeve të djeshme, u krijua komiteti i organizimit dhe ka dy muaj për të përgatitur konventën e ardhshme dhe për të kaluar në zgjedhje. Besoj që forca e Partisë së Lirisë janë qytetarët dhe njerëzit”, tha Braimllari.

Ai shtoi se Partia e Lirisë po nis një rrugëtim të ri dhe tha se do të afrohen shumë të rinj dhe të reja.

“Ne kemi ikur nga sistemi demokratik, jemi sistem totalitar. Ndaj sot rikthehet referendum, sepse Shqipëria është në rrezik. Ka një projeksion kjo forcë politike, e para organizimi i brendshëm i shpejtë. Dhe e dyta, fillimi i përpjekjeve sa më shpejt për të vendosur referendumin në vend. Ne po nisim një rrugëtim të ri. Nuk mund të jesh një politikan pa mbështetjen e qytetarëe. Ndihemi krenar që do forcohet instrumenti i votës, që do hapet LSI, sepse një parti e tillë nuk mund të mbetet te personazhet që ka pasur, do afrohen shumë të rinj e të reja. Kjo është e mirëpritur nga ne që kemi qenë pjesë e LSI”, tha ai.

Braimllari përfundoi duke thënë se këtë verë nuk ka arsye për të pushuar, teksa shtoi se mendon se është ende herët për të marrë post drejtues në parti.

“Nuk kemi arsye për të pushuar. Këtu nuk ka qetësi, vriten përditë, ekonomia ka shkuar përtokë, pagat minimale janë përtokë. S’ka kohë për pushim. Mazhoranca për herë të parë këtë shtator, është tej mase e rrezikuar. Unë do jem kontribues i jashtëzakonshëm i kësaj force. Nuk ka rëndësi nëse kandidoj. Të gjithë ne duhet të bëjmë një hap pas, sepse ka zhvillime të tjera. Sot është kombi në rrezik, nuk është interesi ku do jetë Endriti. Unë mendoj që jam shumë i ri për të menduar pozicione apo poste”, tha Braimllari. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!