Meta: Jetojmë në një kohë me shumë të mira dhe rrezik të madh për kombin

schedule11:16 - 2 Shtator, 2020

schedule 11:16 - 2 Shtator, 2020

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për ruajtje të identitetit kombëtar nga ceremonia e organizuar në 100-vjetorin e Luftës së Vlorës.

Meta tha se në kohën që jetojmë ka shumë mira por edhe rrezik të madh për kombin, ndërsa u shpreh se ata që nuk kujdesen për historinë janë të kërcënuar.

Kreu i shtetit e mbylli fjalën me disa citime nga Dritëro Agolli duke deklaruar se kënga është ajo që e ka mbajtur gjallë kombin shqiptar duke e trashëguar gjuhën nga një brez në tjetrin.

“Le të mos lejojmë që të prevalojë një gjykim që lidhet edhe me propagandë në bazë të interesave të caktuara. Kam qenë shumë i kujdesshëm si president. Gjatë disa vlerësimeve kemi vënë re një fenomen.

Ju këtë punë besoj e bëni më mirë se ne të tjerët. Për mua ishte kënaqësi të bashkëpunoja me shumë prej jush në mënyrë që të tregojmë kujdes më të madh për historinë.

Jetojmë në një kohë që siç ka gjëra shumë të mira ka dhe rrezik të madh për kombin. Një komb që fle vde. Ata që nuk tregojnë kujdes për historinë, edukimin e të rinjve është i kërcënuar.

E mbyll me Dritëro Agollin që thoshte gjithmonë se kënga e shpëtuar kombin tonë duke bërë që gjuha të trashëgohet brez pas brezi. Sipas tij sa më e bukur kënga, aq më e madhe lufta. Po të shohim këngët e luftës së Vlorës shkëlqejnë sepse kështu shkëlqen edhe kjo epope”, tha Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!