Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë paraardhësit të tij në krye të shtetit. Bujar Nishani u nis mëngjesin e sotëm drejt Gjermanisë për mjekim më të specializuar, pasi ka komplikime shëndetësore.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se i uron shërim të shpejtë Nishanit dhe të kthehet sa më parë pranë familjes dhe angazhimeve të tij.
“I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë Presidentit Bujar Nishani dhe lutem për kthim sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të angazhimeve të rëndësishme”, shkruan Meta.
Lexo edhe: Bujar Nishani sëmurë, Behgjet Pacolli i ofron ndihmë: Jam në dispozicion
Ish-presidenti Nishani është nisur mëngjesin e sotëm drejt Gjermanisë për mjekim më të specializuar, pasi fillimisht u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.
Burime bënë të ditur për abcneës.al se Nishani ka patur fibrozë post Covid, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të oksigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë. /abcnews.al