Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur thirrjes së aktorit Leonardo DiCaprio, për mbrojtjen e Lumit Vjosa nga ndërtimi i një hidrocentrali.
Përmes një postimi në Twitter, ai falenderon aktorin për solidaritetin fymëzues.
Meta tregon se është i vendosur se deri në 25 Prill, të mos lejojë me mjete demokratike ndonjë vendim arbitrar për ndërtimin e hidrocentraleve në lum.
“Ne Vjosa dhe përgjithmonë do ta mbrojmë! Faleminderit dhe mirënjohje @LeoDiCaprio për solidaritetin tuaj frymëzues! Ne jemi të vendosur, deri në 25 Prill, të mos lejojmë me mjete demokratike ndonjë vendim arbitrar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa. #VjosaParkuNacional Tani”, ka shkruar ai.
We❤Vjosa and forever we will protect it! Thanks & gratitude @LeoDiCaprio for your inspiring solidarity! We are determined, until April 25, not to allow by democratic means any arbitrary decision for the construction of hydropower plants on the Vjosa River. #VjosaNationalParkNow https://t.co/pj4lLgoNHy
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) March 30, 2021
/abcnews.al