Ndërkohë që socialistët kanë ndërmarrë nisma ligjore për ta nxjerrë jashtë loje, Ilir Meta u shpreh sot i bindur se do të jetë në politikën aktive edhe 25 vite të tjera. Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë së Lirisë, Meta tha se është i ndërgjegjshëm për çdo firmë që ka hedhur gjatë këtyre viteve.
“Ilir Meta do të jetë edhe 25 vite të tjera në politikë aktive. Është këtu se në çdo firmë që ka hedhur në jetën e vet është shumë i ndërgjegjshëm në atë që firmos. Duhet të jemi të qartë se flagranca e tyre është shumë e rëndë dhe tregon kalbëzimin përfundimtar të këtij shteti gangster, q ëme një të shtyrë shumë të lehtë do të bjerë atje ku e meriton. Shqipëria jonë nuk do të bjerë bashkë me ta përkundrazi”, u shpreh ai.
Meta njoftoi gjithashtu se në 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve. Ky institucion disa javë më parë vuri në dijeni Kuvendin se Meta rezulton si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Meta mohoi se ka dosje për të dhe hodhi akuza për falsifikim. g.v/abcnews.al

