Meta feston “fitore”/ Humbi zgjedhjet, por fitoi këshilltarët

schedule23:15 - 29 Maj, 2023

schedule 23:15 - 29 Maj, 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbledhur sot këshilltarët bashkiakë, fitues në zgjedhjet e 14 majit.

Ai u dha porosi që të angazhohen dhe bashkëpunojnë me këshilltarët e tjerë të opozitës për të bërë një ndryshim rrënjësor sipas tij, në funksionimin e pushtetit vendor.

“Jam këtu për të theksuar rëndësinë e angazhimit tuaj në radhë të parë, për të bërë një ndryshim të fortë dhe të jashtëzakonshëm, sa i takon pushtetut vendor. Pas 4 vitesh, kontrollit absolut të pushtetit vendor, i ka ardhur fundi. Unë besoj shumë se angazhimi juaj dhe i këshilltarëve të tjerë opozitarë, do jetë një investim i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e intersit publik, të drejtave të qytetarëve, kudo në çdo bashki”, theksoi Meta./abcnews.al