Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar emërimin në detyrë të komandantit të ri të forcës ajrore. Ai do të jetë Ylli Pulaj. Deri tani Pulaj ka qenë numri dy i forcës ajrore, ndërsa tashmë do ta drejtojë. Gjithashtu kreu i shtetit i ka dhënë gradën e gjeneralit, Bilbil Bitrit, që është drejtues në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
/ Abcnews.al