Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar se marrëdhëniet mes tij dhe ish-kreut të PD, Lulzim Basha, nuk kanë qenë të mira që para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai tha në “Open” se e kishte paralajmëruar kreun e PD, Sali berisha, se do të shpallej non-grata nga SHBA, ndërsa shtoi se pjesë e këtij proces ka qenë edhe Lulzim Basha.
Presidenti Meta: Kam qenë në kundërshti me Bashën, që para 25 prillit për çdo veprim që ka bërë në favor të mazhorancës. Dalja nga parlamenti, bojkotimi i zgjedhjeve vendore si dhe Reforma Zgjedhore janë fakte të qarta. Pjesë e procesit për shpalljen non grata të Sali Berishës ka qenë Lulzim Basha. Zoti Berisha është një politikan që ka ndikimin e tij. Unë e kam paralajmëruar z. Berisha se do shpallej non-grata disa muaj para se të ndodhte, në shkurt të atij viti dhe se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha. Ja kam thënë Berishës me anë të një kolegu tuaj Çim Peka. Nuk është detyra ime të denoncoj. Kam qenë i qartë për këtë çështje. Unë e kam patur informacion dhe madje i dija dhe zhvillimet pas shpalljes së Berishës non-grata.
/Abcnews.al/