Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sulmuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë fjalës së saj të mbajtur me strukturat në Shkodër.
Një ditë pasi Presidenti Meta tha se do ta padiste Gjonajn në SPAK, Kryemadhi i kërkoi asaj të japë llogari për falsifikimin e protokollit për të publikuar në Fletoren Zytare vendimin e KED për emërimin e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese.
“Sot e kësaj dite akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe që sa për dijeni të shqiptarëve ka lidhje familjare me presidentin e Republikës. Akoma s’ka kthyer përgjigje se pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë. Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse ku çdo gjimnazisti s’i jepet diploma se ka ngelur në provim.”, tha Kryemadhi, ndërkohë që nuk ngurroi të konfirmojë lidhjen familjare të Metës ms Gjonajn. /abcnews.al