Presidenti i Republikës, Ilir Meta shfaqet ndryshe këtë pasdite.
Larg politikës dhe përfshirjes në debate, Meta ka zgjedhur Durrësin për të shmangur energjitë negative duke dhënë edhe një mesazh për integrimin e vendit në BE.
Në rrjetin social “Facebook” Meta publikon një foto nga bregdeti i Durrësit, bashkangjitur të cilës shkruan: Mjafton të vish në bregdetin e Durrësit dhe frymëzohesh për një ritëm më të lartë, sidomos për të ardhmen evropiane të Shqipërisë!
/abcnews.al/