Meta dhe Thaçi takim të veçantë në kushte pandemie

schedule15:54 - 5 Qershor, 2020

schedule 15:54 - 5 Qershor, 2020

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, këtë të premte është takuar me homologun e tij, Hashim Thaçi. Në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit dy krerët e shteteve janë takuar në një mënyrë të veçantë.

Meta përmes një postimi në Facebook ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve për të kaluar pasojat social-ekonomike të pandemisë.

Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik”, ka shkruar Meta.

Ndër të tjera presidenti Meta ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut.

Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE. Bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit tonë”, përfundoi Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!