Meta dhe Gjiknuri takojnë ministrin gjerman

schedule16:11 - 26 Tetor, 2018

schedule 16:11 - 26 Tetor, 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë, Andreas Scheuer. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve ndërsa theksoi se,

“Shqipëria ka qënë dhe do mbetet faktor stabiliteti në rajon. Fokusi ynë mbetet axhenda europiane për realizimin e plotë të 5 prioriteteve kyçe, të cilat do t’i mundësojnë vendit hapjen e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian”.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë u takua dhe me ministrin  e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri ftoi kompanitë gjermane të bashkëpunojnë për infrastrukturën aeroportuale në vendin tonë ndërsa ministri gjerman Scheuer deklaroi se Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm i Shqipërisë. Aktualisht Gjermania është donatori më i madh në Shqipëri, me investime financiare mbi 1 miliard euro në këto 30 vite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!