Presidenti Ilir Meta nga Pogradeci ka deklaruar se me 25 prill do të jetë dita e triumfit,
Ai është shprehur se kandidatët që Rama ka zgjedhur për në Vlorë njëri duhet të ishte në burg për çështjen e Dibrës dhe një tjetër për atë të Astirit.
Ndër të tjera ai ka theksuar se me 25 prill do të jetë në Vlorë dhe do të japë përgjigjen e fitores nga Sheshi i Flamurit Edi Ramës.
“Kjo qeveri ka ikur nga mendja, përpos të tjerave. Qeveritë që do vijnë do kenë frikë nga populli dhe askush nuk do cenoj interesat e qytetarëve dhe askush nuk mund të intimidojë ata, e t’i zhbëjë me qytetarë nga Bangladeshi apo shtete të tjera. Nuk jam këtu për t’u marrë me njeriut që është certifikuar për çrregullime. Fundi i marrëzisë është 25 prilli, demokracia nuk do bëhet kurban.
Data 25 prill do jetë triumfi i djemve dhe vajzave për të ardhmen e tyre dhe bashkëmoshatarëve të tyre, për t’i kthyer nga jashtë vendit. Njeriu që duhet të ishte në burg për Dibrën dhe për t’i bërë tërmetin Vlorës, kanë zgjedhur Afrim Qendron, që duhet të ishte në burg, që kontrollon gjithçka që të ndrydhin vlonjatët. Por, Vlora përherë ia ka bërë vora. Vlora është e lënduar dhe ia ka bërë dhomën e psikiatrisë, Ramës gati. Përgjigjen do e marrin te sheshi i Flamurit më 25 prill. Kam qenë jam dhe do të jem gjithmonë në mbrojtje të votës.Edi Rama është kapur në Vlagrancë dhe me 25 prill do të jem në Vlorë pasi është qendra e historisë“, ka thënë ai./abcnews.al