Meta: Demokracia duhet ruajtur, kombi ynë ka vuajtur nga mungesa e saj

schedule10:50 - 15 Shtator, 2018

schedule 10:50 - 15 Shtator, 2018

Në një postim në fqen e tij zyrtare në Facebook, presidenti Ilir Meta shkruan se: “Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë. Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj”.
Ndërsa për rininë, Meta shprehet se rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, duhet të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!