Meta dekreton ndryshimet në ligjin për regjistrimin e pronarëve, regjistrimin e biznesit e ligjin për Noterinë

schedule11:46 - 11 Shkurt, 2022

schedule 11:46 - 11 Shkurt, 2022

Meta dekreton ndryshimet në ligjin për regjistrimin e pronarëve, regjistrimin e biznesit e ligjin për Noterinë. Këto ndryshime ligjore synojnë të realizojnë rekomandimet e FATF dhe MONEYVAL.

Në arsyetimin e tij, Meta sqaron se; “Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues.”.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

11 shkurt 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e paketës ligjore të mëposhtme:
-Ligj nr. 6/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar”.

-Ligj nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”.

-Ligj nr. 8/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë””.

Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues.

Forcimi i standardeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, që nxisin zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullative dhe operacionale për luftën kundër pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit duhet të jenë prioritet për vendin. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!