Ilir Meta vijon të mbajë të njëjtin qëndrim duke thënë se ka qenë kreu i PD Lulzim Basha ai që e ka caktuar datën e zgjedhjeve lokale më 13 tetor bashkë me Oerd Bylykbashin në zyrën e presidentit. Madje, Meta i ftuar në emisionin “Log” në Abc, shkoi dhe më tej duke thënë se ka video. Sipas presidentit ndonëse Basha e caktoi vetë datën, nuk e regjistroi PD-në këto zgjedhje.
“Ky zotëria (Lulzim Basha) që thotë se unë gënjej, besoj e njohin të gjithë shqiptarët seriozitetin e tij në raport me të vërtetat. Ky zotëri në datën 2 qershor 2019 paralajmëroi se ne 8 qershor do behet nami dhe përgjegjësinë ta mbaje sovrani. Ndaj për arsyet qe janë bere publike unë mora vendimin.
Ky zotëri ka vizituar zyrën time dhe datën e ka caktuar ky (13 tetorin). 13 tetor, e ka caktuar ky zotëria në zyrën time sepse Rama refuzoi të bënim takime bashkë. Unë u detyrova të shpallja një datë tjetër dhe isha i detyruar ta shpallja me dakordësinë e opozitës. Datën e caktoi Basha bashkë me Oerd Bylykbashin te unë, Ka filmime dhe është e mirëdokumentuar nëse doni u jap edhe pamjet. Anulimi ishte për shmangur dhunën se ai se shmangte dot. E dyta datën 13 tetor e ka caktuar ai sepse unë s’mund të thosha aprirori do shkoni me 13 tetor. Mirë Ramës si interesonte 13 tetori, po ky ça interesi kishte, kryetari i opozitës që të mos regjistrohej për zgjedhjet e 13 tetorit, pse u regjistrua lsi etj dhe s’u regjistrua partia kryesore”, tha presidenti.
“Luftën e hapur” e nisi i pari Meta. Në një konferencë për shtyp au u shpreh se kryedemokrati i ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Kryetari i Partisë Demokratike iu përgjigj deklaratave të Presidentit në një intervistë për ABC News, duke i konsideruar gënjeshtra madje tha se këtë kërkesë ia ka bërë dikush tjetër. Kryedemokrati tha se ka dijeni se kush ia ka kërkuar Metës anulimin e zgjedhjeve, por nuk e bëri publike. Sipas tij, i takon Presidentit që të thotë se kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve. be.k/abcnews.al