Meta: Çështja e aeroportit e sajuar, s’jam dakord për lënien e detyrës

schedule21:21 - 8 Prill, 2021

schedule 21:21 - 8 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish situatën në aeroportin e Rinasit ku për dy ditë u pezulluan fluturimet për shkak të grevës së kontrollorëve.

Ndërkohë që kryeministri Rama e ka bërë përgjegjës për atë që ndodhi, për kreun e shtetit çështja e aeroportit është e sajuar. Meta ka thënë në Syri Tv se nuk është dakord me lënien e detyrës dhe nga ana tjetër ka pasur mungesë vullneti për një zgjidhje.

Nuk ekziston çështja e aeroportit, është e sajuar. Unë i kam bërë të qartë se për shkak të pandemisë, paga dhe trajnimi duhet ti përshtatet kësaj situate. Nuk jam dakord me lënien e detyrës. Ka pasur mungesë vullneti për një zgjidhje sepse edhe me herët janë konstatuar probleme të menaxhimit të këtij institucioni, që nuk kanë marrë përgjigje.

Populli shqiptar nuk do te zëvendësohet me popuj të huaj, por do jetë zot në vendin e vetë dhe në tokën e tij, ky vend do ketë  fëmijë dhe të ardhme”, deklaroi Meta. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!