Meta: Çdo aktor që i kontribuon paligjshmërisë e konfliktit do mbajë përgjegjësi

schedule18:22 - 26 Qershor, 2019

schedule 18:22 - 26 Qershor, 2019

Katër ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit presidenti Meta thotë se “çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane e njëkohësisht të gjithë aktorët e brendshëm e të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari do mbajnë përgjegjësi para popullit shqiptar”.

Qëndrimi është shprehur gjatë një takimi që kreu i shtetit pati me ministrin e Jashtëm e të Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, që po viziton Tiranën.

Në njoftimin e presidencës thuhet se kreu i shtetit theksoi rëndësinë që ka zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian vjeshtën e ardhshme, duke nënvizuar reflektimin e palëve sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës që po përjeton vendi dhe rikthimin në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!