Në kushtet ku ndodhet vendi, Presidenti Ilir Meta e justifikon strukturën e mbrojtjes së votës, e njohur ditët e fundit pas ngjarjes në Elbasan, me shkurtimin si “SMV”. Kreu i shtetit tregoi edhe arsyen se përse është stacionuar në Vlorë.
“Struktura e mbrojtjes së votës është legjitime. Qytetarët duhet të mbrojnë votën. Kryeministri para një jave tha Damian “tërmet, tërmet në Vlorë”, si mund të thuash tërmet, ky është provokim i rëndë, prandaj ikën presidenti në Vlorë, nuk mund të bjerë “tërmeti” as në Vlorë asgjëkundi. E dëgjove cfarë karagjozi është, thotë Presidenti bën takime fshehurazi” tha ai.
Presidenti sulmoi sërish listën që Edi Rama bëri për zgjedhjet duke thënë se la jashtë shumë socialistë. “I përjashtuan socialistët. Njerëzit me kontribute si Ditmir Bushati, etj u flakën fare nga partia dhe u morën njerëz krejtësisht të panjohur.
I thotë Pandeli Majkos ti merr 20 e cati, sepse ke 30 vite që merr nga PS, ky ka 20 vite që vetëm merr, ndërsa Majko edhe ka marrë, sikur kam marrë edhe unë, por edhe ka dhënë, sepse ka vajtur në momentin më të zi në PS kur nuk afrohej asnjë” tha ai.
Në 25 prill, Ilir Meta ka një bindje të qartë dhe të sigurt. “Mendim im është që vullneti për ndryshim është gati 2/3 e qytetarëve shqiptarë” duke parashikuar një fitore bindëse të opozitës./ db/ Abcnews.al