Meta bisedë telefonike më homologen e Gjeorgjisë: Në fokus marrëdhënia mes dy vendeve

schedule18:35 - 4 Qershor, 2020

schedule 18:35 - 4 Qershor, 2020

Presidenti Ilir Meta këtë të enjte ka zhvilluar një bisedë telefonike me  Presidenten e Republikës së Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili.

Në njoftimin e shëprndarë për mediat në fokus të bisedimeve kanë qenë raportet Shqipëri-Gjeorgji dhe nxitja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Marrёdhёniet Shqipëri-Gjeorgji konsiderohen shumë të mira, – theksoi Kreu i Shtetit, “ndërkohë që ka vend për gjallërimin e tyre në të gjitha fushat me interes reciprok, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në ato shumëpalëshe”.

Gjithashtu interesi për bashkërendimin e përpjekjeve për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, si dhe në fushën e turizmit, ndërmjet dy vendeve.

Presidenti Meta rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje tё integritetit territorial dhe sovranitetit të Gjeorgjisё.

Ndër të tjera të dy presidentët ndanë informacione rreth situatës së pandemisë COVID-19, si dhe qasjeve për lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë dhe rifillimit të jetës normale në të dy vendet respektive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!