Meta bën lajmërimin: Sot bëj një komunikim interesant në respekt të transparencës dhe fakteve

schedule15:34 - 22 Nëntor, 2021

schedule 15:34 - 22 Nëntor, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të ndalë pasditen e së hënës në një komunikim për mediat. Në një njoftim të bërë në llogarinë e tij në Facebook, kreu i shtetit thotë se do të bëjë një “komunikim interesant në respekt të transparencës dhe fakteve.”

ILIR META NË FACEBOOK

“Të dashur miq! Ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në 17:30, në një komunikim interesant, në respekt të Transparencës dhe Fakteve.”

Se për çfarë do të flasë konkretisht Presidenti Meta “në respekt të transparencës dhe fakteve” nuk dihet ende, por më herët gjatë ditës Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e çështjes për Ardian Dvroranin.

SPAK do t’i drejtohet gjykatës për pushim akuze dhe mbylljen çështje ndërsa seanca do të mbahet nesër nën drejtimin e gjyqtarit Erjon Çela.

Meta e kallëzoi Dvoranin në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, ndërsa e ka akuzuar si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës. Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.

Po ashtu, pritet që sot Presidenti Ilir Meta të thotë fjalën e tij për zhvillimet brenda opozitës, shkëmbimin e replikave dhe akuzave me Lulzim Bashën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!