Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë menjëherë për uljen e çmimit të naftës dhe për miratimin e një pakete ekonomike, për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve.
Me anë të një postimi në rrjet, Meta ka sjellë shembujt nga masat e marra nga qeveritë e rajonit për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre.
Ndërkohë kreu i shteti mbështet protestat e qytetarëve në vend.
Postimi i Metës:
✅ Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.
✅ Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.
✅ Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.
✅ Kroacia heq akcizën e naftës.
❌ Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.
Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:
? Për uljen e çmimit të karburanteve;
? Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.
KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI! ??