Meta: 50 mijë shqiptarë humbën vendet e punës, në buxhetin 2021 nuk ka asnjë objektiv mbrojtëse

schedule11:00 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 11:00 - 13 Dhjetor, 2020

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se 50 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se buxheti 2021 nuk ka objektiv mbrojtjen e vendeve të punës dhe rritjen e punës.

“Mbi 50,000 qytetarë HUMBËN vendet e punës dhe PAPUNËSIA nga 11.2%, U RRIT në 11.9%, deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2020.

Buxheti 2021 nuk ka objektiv mbrojtjen e vendeve të punës dhe rritjen e punës”, shkruan Meta.

Ndërkohë Meta kujtojmë se ka rikthyer buxhetin e vitit të ardhshëm në Kuvend për rishqyrtim. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!