Mësuesja lë shkollën dhe i bashkohet OnlyFans: Për 3 vjet fitova 1 milion dollarë

schedule21:39 - 14 Nëntor, 2022

schedule 21:39 - 14 Nëntor, 2022

Ajo iu bashkua platformës OnlyFans , duke braktisur profesionin e mësueses dhe në pak më shumë se tre vjet fitoi një milion dollarë.

Është historia e Courtney Tillia , një ish-mësuese amerikane, gruaja dhe nënë e katër fëmijëve, e cila vendosi të ndryshojë jetën e saj duke filluar të publikojë përmbajtje për të rritur në faqen e famshme të internetit.

Courtney ka tre llogari në OnlyFans, por shumica e të ardhurave vijnë nga profili në të cilin ajo poston video dhe foto nudo.

Gjykimi i fëmijëve

Ish-mësuesja tha se nuk shqetësohet aspak për idenë se fëmijët e saj mund ta vlerësojnë gabim punën e saj. Përkundrazi, ajo dhe burri i saj shfrytëzuan rastin për t’u mësuar fëmijëve se duhet të kultivohet një mendje e hapur dhe të mos kritikohet ajo që bëjnë të tjerët për të jetuar.

“Nuk do të kthehesha kurrë prapa”

“Kur jepja mësim, kishim pak para”, tha ajo, shkruan Tg Com. 

“Nëpërmjet OnlyFans ne mundëm të bënim gjëra të mrekullueshme. Ishte një burim i madh të ardhurash. Ishim në gjendje të udhëtonim, të blinim makina, të lëviznim, por edhe të ndihmoja komunitetin. A mund t’i rikthehem mësimdhënies? Janë 0% shanset”.

Ajo shpjegoi se për të fituar kaq shumë do t’i duhej të punonte 25 vite si mësuese./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!