Mësuesja dhe sekretarja e gjimnazit në Tepelenë me Covid

schedule09:22 - 14 Shtator, 2020

schedule 09:22 - 14 Shtator, 2020

Një ditë më parë dy anëtarë të stafit të gjimnazit në qytetin e Tepelenës kanë rezultuar pozitive me Covid.

Burime për Abc News bëjnë me dije se një ditë më parë kanë rezultuar pozitiv me Covid mësuesja dhe sekretarja e gjimnazit,  “Abaz Shehu”.

Sipas informacioneve për shkak të rasteve me Covid, procesi mësimor ka nisur normalisht si në të gjithë vendin.

Gjithashtu një ditë më parë 10 mësues në shkollën “Jeronim De Rada”, në Tiranë janë konfirmuar pozitiv me Covid. Në lidhje me këtë ministria ka bërë me dije se do të jenë në dispozicion 1 mijë mësues të cilët do të zëvendësojnë kolegët e infektuar.

Ndërkohë kujtojmë se këtë të hënë ka nisur dhe viti i ri shkollor, ku nxënësit dhe mësuesit duhet të respektojnë protokollin e sigurisë për mbrojtje ndaj Covid. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!