Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mësuesja 41-vjeçare shtatzënë arrestohet për abuzim seksual me një 15-vjeçar

schedule11:19 - 12 Tetor, 2021

schedule 11:19 - 12 Tetor, 2021

Një mësuese 41-vjeçare në Miami, SHBA është arrestuar nga policia pasi dyshohet për lidhje me një të mitur, 15-vjeçar. Harry Calvi, 41-vjeçe u lirua me kusht të shtunën e kaluar dy ditë pas arrestimit të saj. Sipas Daily Mail ajo akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me adoleshentin vitin e kaluar, pasi të dy u afruan në shkollën e qytetit.

Calvi i dërgoi atij fotografi të saj joshëse në rrjetet sociale dhe më pasi i dha atij një nga kartat e saj të kreditit. Ka informacione se ajo e kishte marrë atë në një festë duke e prezantuar si nipin e saj.

Sipas medias britanike, hetimi i policisë nisi pas disa videove që dyshohet se i mituri i tregoi miqve të tij duke treguar për afrimitetin me mësuesen. Autoritetet konfiskuan celularin e tij, ku u gjetën foto që 41-vjeçarja i kishte dërguar në rrjetet sociale.

Ende nuk është e qartë nëse Calvi ka lidhje martesore me një të rritur apo nëse 15-vjeçari është babai i fëmijës së saj. Ajo tregoi për shtatëzëninë e saj para policisë javën e kaluar. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!