Mësuesit kërkojnë punë, i nënshtrohen provimit “Mësues për Shqipërinë”, por nuk i besojnë portalit

schedule15:50 - 24 Gusht, 2022

schedule 15:50 - 24 Gusht, 2022

Të gjithë kërkojnë një vend pune.

Janë arsimtar nga qytete të ndryshme që po presin ti nënshtrohen provimit për tu bërë pjesë e portalit “Mësues për Shqipërinë” dhe për tu punësuar në një prej shkollave të vendit.

Sot ishte radha e kandidatëve për ciklin e ulët.

Disa kërkojnë të punësohen rishtas, të tjerë garojnë për një vend më të mirë.

Provimi  vjen pas konkurrimit me dosjen e kualifikimeve dhe vlerësimeve përkatëse. Garës i nënshtrohen si mësuesit e sapo licencuar dhe ata me përvojë shumë vjeçare.  Të parët i druhen të dytëve.

Ndërsa jo të gjithë i besojnë portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Renditja në portal  përcaktohet pas publikimit të rezultateve të  testimit ndërkohë që vendin e punës e fitojnë ata mësues  që mbledhin më tepër pikë në të dy fazat e konkursit.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!