Në një lidhje me gazetarin Enkel Demi, Emanuel Rakipllari mësues në Seul të Koresë së Jugut ka folur për jetën atje pas shpërthimit të disa rasteve të reja.
Rakipllari tha se shfaqja e disa rasteve nuk ka sjellë mbylljen në karantinë por shtim të kujdesit dhe kufizim të vizitave në muzeume dhe qendra rinore.
“Ka pasur disa raste të reja sepse para dy javëve kur rinia deshi të dilte nëpër clube ndikoi goxha. Janë mbyllur vetëm qendrat kulturore të menaxhuara nga shteti.
Janë mbyllur vetëm muzeumet dhe qendrat rinore. Në fundjavë do shkojmë në mal dhe në det”, tha Rakipllari./abcnews.al