Mësuesi që ngacmoi seksualisht nxënësen 11-vjeçare dënohet me burg nga Gjykata

schedule13:14 - 15 Nëntor, 2019

schedule 13:14 - 15 Nëntor, 2019

Mësuesi Neshat Tepelena i akuzuar një vit më parë për ngacmin seksual të nxënëses së tij 11-vjeçare është dënuar sot nga Gjykata e Gjirokastrës me tre vite e 6 muaj burg

Ngacmimi i fëmijës ka ndodhur në ambientet e shkollës “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës. Banorë ishin shprehur për mediat se rasti ishte i përsëritur. Në vitin 2003, mësuesi Tepelena kishte marrë vërejtje me shkrim për diçka të ngjashme dhe kjo vërejtje ndodhej në dosjen e tij si arsimtar.

Mësuesi u vu në pranga, ndërsa në dëshminë e tij tha se akuzat e prindërve të vajzës nuk janë të vërteta dhe se pafajësia e tij do të vërtetohet.

Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa ka filluar që me datë 28.04.2018. Gjykata e kishte vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e mësuesit të shkollës së Kalasës në Delvinë, ardhur pas denoncimit nga familja e së miturës. Ngacmimi i fëmijës ka ndodhur më shumë se një vit më parë në ambientet e shkollës “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës, por familja e nxënëses heshti nga opinioni. Por, ata vendosën ta denoncojnë rastin në komisariatin e Policisë së Delvinës. Banorë të fshatit thanë për mediat se rasti ishte i përsëritur. Në vitin 2003, mësuesi Tepelena kishte marrë vërejtje me shkrim për diçka të ngjashme dhe kjo vërejtje ndodhej në dosjen e tij si arsimtar./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!