Një burrë pretendon se ka krijuar një robot me vlerë rreth 500 paund, për të cilin i janë dashur tre vite. Mësuesi i shkencave kompjuterike, Dinesh Patel thotë se roboti flet 38 gjuhë dhe mund të identifikojë objekte dhe të zgjidhë ekuacione.
Dinesh thotë se prototipi, i quajtur Shalu, mund t’ju përgjigjet pyetjeve mbi njohuri të përgjithshme apo të mësojë gjërat përmendësh. Sipas tij, Shalu ka një grup të larmishëm aftësish – dhe mund të lexojë gazeta, të japë raportime moti dhe të lexojë horoskopin apo receta.
Ai thekson se e ka ndërtuar me materiale prej alumini, kartoni, druri dhe plastikë, pastaj e ka lidhur me një kompjuter. Dinesh thotë se flet më shumë se 38 gjuhë të huaja duke përfshirë anglisht dhe nëntë gjuhë lokale. /abcnews.al