Mësuesi i minoritarëve/ Thomari: Në shumë zona nuk flitej asnjë fjalë shqip

schedule20:33 - 16 Mars, 2024

schedule 20:33 - 16 Mars, 2024

Gjatë jetës së tij, Spiro Thomari ka mbajtur disa detyra dhe ka kryer shumë punë, por më të veçantën sot e kësaj dite kujton atë të mësuesit.

U emërua mësues në moshën 18-vjeçare në një zonë minoritare të Sarandës ku flitej vetëm greqisht.

Tregon se fillimet ishin shumë të vështira, por ja doli. Në vitet e para dha mësim në shkollat fillore ndërsa më pas në gjimnaze.

Pas disa vitesh në arsim u largua për një detyrë tjetër. Nevojat shumë më të mëdha se burimet financiare e detyruan të emigrojë drejt Greqisë.

Edhe pse me dy diploma, në shtetin fqinj nisi punë në ndërtim.

“Në 1996 emigrova në Greqi, ku kishte ikur familja ime. Punova për 13 vjet në një punë mjaft të vështirë, me pllaka dhe mermerë.”

Pas 13 vitesh emigrim u rikthye ne Sarandën e tij. Në vitin 2009 kërkoi të jepte sërish mesim, por kërkesa nuk gjeti mbështetje të institucioneve.

75-vjeçari prej kohësh i është rikthyer një pasioni të vjetër, shkrimit.

“Unë kam shkruar deri tani, 16 vepra. 5 libra me pozezi, një tregim dhe novela, dhe 10 romane.”

Dashuria është lajtmotiv thuajse në çdo vepër të tij.

“Dashuria është ndjenja më e thellë, ndjenja më e gjerë, ndjenja që vë në lëvizje njerëzimin.”

Me keqardhje ka vërejtur se të rinjtë po i largohen librave dhe leximit. Spiro Thomari eshte autor i 16 librave nder to romane, novela dhe libra me tregime./abcnews.al