Zane Powles, mësues ne shkollën fillore Western Primary School, nga Grimsby, Britani, i kalon mëngjeset duke ecur 8 km për tu dërguar drekën nxënësve të tij, të cilët janë në izolim së bashku me familjet e tyre.
Mësuesi, i cili dikur ka qënë në ushtri dhe u emërua mësuesi i vitit në 2019, tha se çdo njeri duhet të bëjë pjesën e tij të detyrës.
Zane shpjegoi se ai dërgon gjysmën e drekave në këmbë dhe gjysmën në makinë, duke i lënë ushqimet para dyerëve të nxënëse të tij, për të respektuar kështu rregullat e distancimit social.
Ai thotë se përgjigjia që mori ishte ‘brilane’, pasi nxënësit dhe prindërit e prisnin çdo ditë në dritare për ta përshëndetur dhe falenderuar.
Ai ka marrë gjithashtu pusulla falenderuese nga fëmijët në klasën e tij.
Prindërit e fëmijëve në shkollë vlerësuan iniciativën. Njëri prej tyre, Claire Pulfrey, tha: “Ndihmon shumë sepse do të thotë që nuk kemi nevojë të dalim nëpër dyqane gjatë gjithë kohës për të marrë ushqim për fëmijët, kështu që ne mund t’i mbajmë familjet tona më të sigurta.”
Çdo ditë ai paketon 13 deri në 18 kg ushqim dhe niset për tua shpërndarë ato familjeve të izoluara./abcnews.al