Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mësuesi, asnjë hetim/ Hazizaj: Kallëzim nga prindërit ose nga shkolla

schedule15:29 - 12 Shkurt, 2026

schedule 15:29 - 12 Shkurt, 2026

Edhe pse pezullimi i mësuesit në shkollën “Gustav Mayer”, i akuzuar për predikim të fesë së Dëshmitarëve të Jehovait në ambientet e shkollës, ndezi reagime të shumta në opinionin publik, duket se nuk do të ketë pasoja të tjera për Dritan Zaimin.

Në mungesë të një ankese zyrtare nga prindërit apo të një hetimi më të thelluar nga institucionet përgjegjëse, deri më tani nuk ka një penalizim të mëtejshëm.

Ka dy mënyra sesi duhet të jetë, denoncimin e bëjnë fëmijët ose prindëri, nëse mendojnë se fëmijës i shkelet e drejt. E dyta nëse ka ndodh në shkollë duhet ta bëj kjo. Ka pasur raste që flitet për predikues të fesë së Jehovait, dhe më pas ka rezultuar që s’ka qenë e saktë. Nëse vërtetohet që zotëria ka fol në emër të fesë në shkollë, duhet të largohet menjëherë. Ne si CRCA monitorjm punën e autoriteteve, nëse shkelin të drejtën e fëmijëve. Çështja duket sikur po ndiqet. Por, ne nuk kemi një ankesë formale nga prindërit për këtë, nqs na vjen një ankesë formale nga ana e prindërve do ta shikojm edhe më me shumë vëmendje.”



Këtë deklaratë e dha drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Altin Hazizaj, në aktivitetin ku u fol për sigurinë e fëmijëve në hapësirën digjitale. Sipas tij, gjatë vitit të kaluar denoncimet në platformën isugrt.al, për incidentet online janë rritur me 46%, krahasuar me 2024. Forma me e shpeshte e incidenteve mbetet bullizmi online, e ndjekur nga giuha e urrejtjes dhe denigrimi.

“615 incidente të raportuara, nuk është tek një adresë e vetme, po vijn me 3-4 adresa. Kishim një vajzë me 3-4 adresa, profile në emër të saj. Krahasuar me 3 vitet e fundit, bulizmi online mban vendin e parë . Është ulur numri i ankesave për bullizëm seksual. Mosha më e vogël mbetet, sapo nisin shkollën, pasi dhe ekspozimi në platformat është më i lartë. Dy grupmosja kryesore 14-17 dhe 18-24 adoleshenca, dhe të rinjtë.”

Po ashtu nga të dhënat e publikuara të Raportit Kombetar të Incidenteve Online për vitin 2025, vajzat raportohen ndjeshëm në një nivel shumë herë më te larte se djemte, duke perbere mbi dy te tretat e raportimev. Duke treguar nje pabarazi te thelle gjinore ne perhapjen e dhunes online.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!