Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Messit ia kalon edhe Fernandes, ja shënuesit më të mirë të vitit 2020

schedule18:52 - 1 Janar, 2021

schedule 18:52 - 1 Janar, 2021

Viti 2020 u mbyll dhe tani ka nisur i radhës. Kudo po bëhen bilancet dhe ai i golave është një prej tyre. Në Europë, “mbreti” është Robert Lewandowski, ndërkohë që e pasojnë në podium Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku.

Në pesë shënuesit më të mirë të vitit 2020 janë edhe Erling Haaland dhe Ciro Immobile, kurse Lionel Messi renditet në vendin e tetë me 27 gola në 48 ndeshje.

Më shumë se ai kanë shënuar edhe Bruno Fernandes (28 gola – 58 ndeshje) dhe Kylian Mbappe me 29 gola në 41 ndeshje. Më poshtë ju sjellim shifrat e pesë shënuesve më të mirë në “top5” ligat kryesore të Europës.



CIRO IMMOBILE (Lazio; Serie A) – Italiani i skuadrës së Simone Inzaghi numëron 34 gola në 42 ndeshje.

 

ERLING HAALAND (Dortmund; Bundesliga) – Norvegjezi i Borussia ka shënuar 39 gola në 37 ndeshje.

 

ROMELU LUKAKU (Inter; Serie A) – Sulmues belg ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë 40 herë në 52 ndeshje.

 

CRISTIANO RONALDO (Juventus; Serie A) – Portugezi ka realizuar 44 gola në 45 ndeshje që është aktivizuar.

 

ROBERTO LEWANDOWSKI (Bayern Munich; Bundesliga) – Sulmuesi polak ka shënuar 47 gola në 44 ndeshje me fanellën e bavarezëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!