Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, ka folur për mediat pasi mposhti Australinë. Amerikano-jugorët fituan 2-1, një nga golat u realizua nga Messi.
“Më në fund, fëmijët e mi mësuan se çfarë është Kupa e Botës. Më bëjnë të shijoj edhe më shumë turneun. Është shumë emocionuese t’i shikosh ata drejtpërdrejt gjatë gjithë kësaj. Nga fillimi deri në fund të ndeshjes mendoj për ta”, thotë golashënuesi 35-vjeçar për Tyc Sports.
Argjentina do të përballet me Holandën në çerekfinale të Kupës së Botës. Ndeshja do të zhvillohet më 9 dhjetor dhe do të fillojë në orën 20:00. /G.D abcnews.al/