E ardhmja e Lionel Messit ende nuk dihet. Nëse ai do të largohet nga Barcelona, atëherë në garë për shërbimet e tij janë disa klube. Bayern Munich është lakuar mes tyre, por ka qenë vetë CEO i rekordmenëve gjermanë, Karl Hainze Rummenigge, ai që e ka përjashtuar klubin e tij nga gara për argjentinasin.
Në një intervistë për “Tuttosport”, legjenda bavareze tregon se nuk është në politikat dhe filozofinë e klubit afrimi i një lojtari të kalibrit të Messit, kjo për shkak të financave.
“Jo. Nuk mund të paguajmë një lojtar si ai. Nuk është në filozofinë dhe politikat tona. Sinqerisht kur dëgjova lajmin se Messi do të largohet nga Barcelona u mërzita. Leo ka shkruar historinë e atij klubi dhe sipas mendimit tim ai duhet ta mbyllë karrierën tek katalanasit,” deklaron gjermani.
“Janë disa aspekte private që unë nuk i di dhe kjo është arsyeja se pse unë nuk dua të ndërhy. Nuk e di se ku do të shkojë dhe nuk po luaj blofin. Është pak a shumë si të luash loto.
Është e vërtetë që Chelsea ka shpenzuar më shumë se 250 milionë euro, por ato vijnë nga dy merkato ku nuk kanë shpenzuar asnjë cent. Në këto kohë pandemie nuk është e lehtë për asnjë kompani, pasi pronari nuk duhet të jetë i pasur, por shumë i pasur”, mbyll Rummenigge. /abcnews.al