Coolmore Stud, në Fethard, Irlandë, është shtëpia më e madhe e shartimit të racave të pastra të kuajve në botë. Në ato stalla jeton Galileo, një kalë ekzemplar i vlerësuar rreth 200 milionë euro. Nëse bëjmë një krahasim me vlerën e tij dhe të Leo Messit e Cristiano Ronaldos, të dy nuk e arrijnë dot çmimin e Galileos.
“Pleshti” vlerësohet 100 milionë euro në Transfermarkt, ndërsa Ronaldo 60 milionë euro. Çmimin e Galileos nuk e arrijnë dot as lojtarë si Neymar, Haaland apo Sancho. Nga raportimet që The Sun jep, një xhiro me Galileon kushton rreth 700 mijë euro.
Galileo lindi në Irlandë më 30 Mars 1998 dhe karriera e tij ishte shumë e suksesshme. Ai fitoi gjashtë garat e tij të para në nëntë muaj. Doli në pension pas humbjes së tij të vetme në vitin e shkuar, teksa ajo ishte hera e parë që garonte në bar, pasi më parë e kishte bërë këtë vetëm në rërë.
Galileo ishte babai, gjyshi ose stërgjyshi i 12 nga 13 pjesëmarrësit e Derby Epsom 2019 (kompeticion për gara me kuaj). Një dhimbje barku rrezikoi jetën e tij në vitin 2008, por nuk e pengoi atë të ishte kampion nga ai vit, deri në 2019-ën. Është më i miri i historisë, por a vlen më shumë se Ronaldo dhe Messi? /abcnews.al