Një eurogol i Angel Di Maria i dhuroi Argjentinës fitoren 1-0 ndaj Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës. Kombëtarja albiceleste nuk fitonte trofe prej vitit 1993, teksa kjo është kupa e parë e Leo Messit me Argjentinën e tij.
Festë e madhe për “pleshtin”, i cili ka reaguar me dy postime në Instagram. Tek i pari shfaqet me kupën, teksa shkruan: “Sa çmenduri e bukur! Kjo është e mrekullueshme, faleminderit Zot ! Jemi kampionë i q****a nënën. Forca përpara“.
View this post on Instagram
Në postimin tjetër është me Emiliano Martinez, i cili u shpall portieri më i mirë i finales. Messi, i cili fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të turneut, shkruan në foton përkrah portierit të Aston Villa: “Urime bishë. Më shumë se e merituar. Je i pathyeshëm“.
https://streamable.com/it7t4w
Ndërkohë, ylli argjentinas ka një marrëdhënie fantastike me Neymar dhe ky i fundit nuk ngurroi ta uronte sapo mbaroi ndeshja. Sulmuesi brazilian i dhuroi një përqafim të ngrohtë kapitenit të Barcelonës.
https://streamable.com/wojr5w
Emocionuese edhe skena kur Messi po komunikonte në video call me familjen e tij. Lumturi e madhe për 34-vjeçarin, i cili ia dedikoi suksesin e madh të dashurve të tij. /abcnews.al
DEMUESTRAN LO MEJOR QUE TIENE EL FÚTBOL: LA AMISTAD ?#VibraElContinente #CopaAmérica pic.twitter.com/Y8rOrIWaCG
— Copa América (@CopaAmerica) July 11, 2021