Lionel Messi vazhdon të plotësojë karrierën e tij fantastike me të tjerë rekorde mbreslënës.
I fundit është ai për golat e shënuar nga goditja e dënimit. “Pleshti” realizoi një tjetër të tillë në fitoren 3-2 të Inter Miami kundër Neë York City, duke kaluar në këtë garë legjendën e futbollit botëror, Pele.
Ish futbollisti brazilian kishte shënuar 70 gola nga goditjet e ndaluara, ndërsa Lionel Mesi është ngjitur në kuotën e 71 realizimeve.
Tashmë, Lionel Messi kërkon edhe primatin absolute në këtë kategori.
Ai mbahet nga mesfushori brazilian Juninho, i cili në karrierën e tij numëron 77 gola me goditje dënimi.
Ky objektiv mund të arrihet që në këtë sezon, duke ditur se të gjitha goditjet e ndaluara te Inter Miami dhe kombëtaren e Argjentinës kalojnë nga këmbët e tij.
Po ashtu, me realizimin e fundit në kampionatin amerikan të futbollit, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” ka thelluar rekordin e tij personal me 901 gola në karrierë.
Ai e ka numrin më të madh të rrjetave me Barcelonën. Me skuadrën “blaugrana” ai ka shënuar tundur 672 herë.
Në rang klubesh, Lionel Messi ka shënuar 32 gola në aventurën jo shumë shkëlqyese me Paris SG si edhe 115 gola me kombëtaren e Argjentinës
Por “Pleshti” është larg rivalit të tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldo që numëron 960 realizime si profesionist.


