“Messi më i miri në histori, e bënim me radhë për ta goditur me shkelma”

schedule18:17 - 18 Mars, 2020

schedule 18:17 - 18 Mars, 2020

Felipe Melo është një nga mesfushorët më të “egër” të botës së futbollit. Braziliani është aktivizuar me skuadra si Fiorentina, Juventus, Inter dhe Galatasaray në Europë. 36-vjeçari vazhdon të luajë në Brazil me Palmeiras dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

Në një prononcim për argjentinasen Clarin, Felipe Melo flet rreth Leo Messit, krahasimit me CR7 dhe tregon një episod të veçantë që ndodhte gjatë betejave Argjentinë-Brazil.

Leo është një futbollist unik. Kur luanim në kombëtare kundër tij, e bënim me radhë për ta marrë me shkelma, përndryshe do hasnim shumë vështirësi. Është e pamundur të markosh një lojtar të tillë, besoj se Leo është më i miri në histori. S’e kam arritur Pele, nga Maradona kam një kujtim të largët të Botërorit Itali 1990.

Në Brazil thonë që Zico ka qenë më i mirë i të gjithëve, por Messi është i pabesueshëm. Është më i mirë se Cristiano Ronaldo.  Portugezi mund të shënojë 5 gola në një ndeshje, por Messi bën të shënojnë edhe shokët e skuadrës, është më i kompletuar”, përfundon Felipe Melo. /abcnews.al