Messi “mbret” i Europës, Neymar e ndjek! CR7 e italianët as në “top10”

schedule09:06 - 4 Maj, 2021

schedule 09:06 - 4 Maj, 2021

Lionel Messi është shpallur lojtari me performancën më të mirë në Evropë gjatë sezonit 2020/2021. Edhe pse ylli argjentinas nuk e fitoi “Topin e Artë”, ai kryeson renditjen në Studimin e kryer nga Observatori i Futbollit “CIES”.

Përllogaritja është bërë në bazë të gjesteve teknike të arritura nga lojtarët, kohën e tyre të lojës, si dhe nivelin e garave në të cilat u luajtën ndeshjet.

Pesë lojtarë të Manchester City bëjnë pjesë në 10 më të mirët, por sidoqoftë asnjë lojtar i Premier  Ligës nuk arriti të ngjitet në podium, pasi Neymar dhe Lewandowski plotësuan tre vendet e para.

Mbrojtësi i Manchester City, Zhoao Cancelo renditet në vendin e 4, përpara shokëve të skuadrës Rodri Hernandez, Kevin de Bruyne dhe Riyad Mahrez. Në pozicionin e 8-të është Jesse Lingard, i cili luan me West Ham, ndërsa renditja vazhdon me Gundogan dhe Jack Grealish të Aston Villa.

 

Interesante është se asnjë lojtarë i Serisë A nuk bën pjesë në 10 më të vlerësuarit. Lorenzo Insigne i Napolit kryeson listën në Itali, ndërsa Hakimi i Interit dhe Cristiano Ronaldo plotësojnë podiumin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!