Messi: Mane ishte fantastik, turp që u rendit katërti

schedule14:58 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 14:58 - 5 Dhjetor, 2019

Lionel Messi arriti të fitojë për herë të gjashtë ‘Ballon d’Or’ në karrierën e tij, duke mposhtur mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk, si dhe sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldon, i cili ka triumfuar pesë herë në trofeun prestigjioz.

Argjentinasi nuk mbeti edhe aq i kënaqur nga ceremonia, për shkak të pozicionimit të Sadio Manes në listën përfundimtare të ‘France Football’. Sulmuesi i ‘The Reds’ u pozicionua i katërti pas portugezit të Juventusit, duke mbetur kështu jashtë ‘Top 3’.

”Është turp që Mane u pozicionua në vend të katërt. Unë e zgjodha atë pasi zhvilloi një sezon fantastik, si me Liverpoolin, si me kombëtaren e tij. Por mendoj se këtë vit ka pasur shumë lojtarë që kanë dhuruar paraqitje fantastike dhe prandaj ndoshta ai përfundoi jashtë podiumit,” deklaron Messi për ‘Canal +’. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!