Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi, lot dhe gola/ Sulmuesi shënon 2 herë në sfidën e fundit me Argjentinën në shtepi

schedule12:45 - 5 Shtator, 2025

schedule 12:45 - 5 Shtator, 2025

Lionel Messi luajti ndeshjen e fundit me Argjeninën në stadiumin “Monumental” të Buenos Aires. Dukshëm i emocinuar, “Pleshti” i bëri dhruratë tifozëve vendas një tjetër fitore, duke shënuar dy gola në suksesin 3-0 kundër Venezuelës për eliminatoret e Botërorit 2026.

Mesi shbllokoi sfidën në minutën e 39-të, duke vendosur edhe fatin e pjesës së parë me epërsinë minimale të kampionëve të botës në fuqi.

Pas pushimit, vendasit vulosën fitoren me dy gola të tjerë.

I hedhur në fushë si zëvendësues, pas vetëm dy minutash Lautaro Martinez dyfishoi diferencën në rezultat.

Lionel Messi nuk mund t’i bënte një mbyllje më të mirë paraqitjes së tij të fundit në shtëpi.

Në minutën e 80-të, sulmuesi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Argjentinën që kishte siguruar më parë kualifikimin në finalet e Kupës së Botës si e para e grupit në zonën e Amerikës së Jugut.

Turneu që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë do të jetë gjithashtu I fundit për Lionel Messi, përpara se “gjeniu” i futbollit të tërhiqet nga skena më e madhe e këtij sporti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!