Trofetë janë kaq të shumtë, ndërsa ka një statistikë që e bën të veçantë. Lionel Mesi, tashmë I kualifikuar për në raundin e dytë të Botërorit të Klubeve organizuar nga FIFA, e ka kaluar gjithmonë fazën e grupeve në turnetë e rëndësishëm.
Pavarësisht nëse ka luajtur për Argjentinën, Barcelonën, Paris SG apo Inter të Majemit, sërish superylli argjentinas ka mundur të kualifikohet për në raundet me eliminim direkt.
Kjo ndodhi edhe këtë herë, pasi skuadra amerikane doli në vendin e dytë në grupin A, lënë pas nga Palmeirasi pas barazimit 2-2.
Statistikat janë që Mesi ka luajtur deri tani 33 ndeshje në grupe për secilin ekip të karrierës, dhe përfundimi ka qenë gjithmonë pozitiv.
Ndëkraq, kampioni I botës, feston 38-vjetorin e lindjes pikërisht këtë martë. Federata Argjentinase e Futbollit nuk harroi t’i bënte urimin në faqen e saj zyrtare në Tuiter me përshkrimin: Gëzuar ditëlindjen, njeriut të jetëve tona!
Nga Argjentina, e përditshmja sportive, “Ole”, ankohet se Mesi mori një dhuratë të vogël nga skuadra e tij e Majemit, sepse nuk arriti dot fitoren dhe barazimi 2-2 e zbriti në vend të dytë.
Kjo do të thotë se në raundin tjetër, Leo do të ketë përballë ish-skuadrën e tij, Paris SG. A do të mundet magjistari i futbollit botëror të fitojë një tjetër trofe, që do të ishte I 46-ti në karrierën e tij të lavdishme?
Tepër e vështirë, por kjo do të shihet që në sfidën ndaj PSG-së./abcnews.al