“Messi i liqenit të Michiganit”, Chicago zyrtarizon rekordmenin Xherdan Shaqiri

schedule19:09 - 9 Shkurt, 2022

schedule 19:09 - 9 Shkurt, 2022

Xherdan Shaqiri është zyrtarisht lojtar i Chicago Fire, në MLS. Sulmuesi anësor ka nënshkruar dhe do të nisë një aventurë të re, gjashtë muaj pasi luajti me Lyon në Ligue 1.

Klubi amerikan e ka zyrtarizuar dhe e cilëson Shaqirin si “Messin e Liqenit të Michiganit”. Ky transferim është më i shtrenjti në historinë e Chicago, që ka paguar 7 milionë euro për sulmuesin nga Gjilani.

Shaqiri ka nënshkruar deri në fund të sezonit 2024, ndërkohë që drejtori i klubit amerikan, Georg Heitz, tha: “Xherdani është një lojtarë që ndryshon lojën dhe dikush që do t’u sjellë gëzim tifozëve dhe qytetit të Çikagos.

Ai vjen te ne në një moment shumë të rëndësishëm dhe beson absolutisht në atë që ne duam të arrijmë”. Shaqiri te Chicago Fire do të mbajë numrin 10. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!