Messi i kërkon yllit të Liverpool të transferohet tek Barcelona

schedule01:35 - 1 Maj, 2020

schedule 01:35 - 1 Maj, 2020

Gazetat angleze raportojnë se Lionel Messi i ka kërkuar Sadio Manes të transferohet tek Barcelona.

Sipas mediave, Messi i ka kërkuar  gjithashtu edhe drejtuesve të klubit të nënshkruajë Sadio Mane nga Liverpool këtë verë. Me Suarez të dëmtuar dhe në moshë, si dhe me Coutinhon jashtë forme, Barcës i duhet patjetër një sulmues si Mane.

Senegalezi po kalon në një formë të mrekullueshme sezonet e fundit dhe është një ndër lojtarët më të mirë të Liverpool. Edhe Real Madrid është lakuar si opsion më parë, por “The Reds” me siguri nuk e lëshojnë pa ofertën e duhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!