Messi është objektivi prioritar i Al-Hilal por ende nuk ka marrëveshje, me këtë çështje po merret qeveria e Arabisë Saudite

schedule21:01 - 12 Maj, 2023

schedule 21:01 - 12 Maj, 2023

Autoritetet saudite janë përfshirë në transferimin e mundshëm të Lionel Messit te Al-Hilal.

Klubi në heshtje konfirmon se nuk ka asnjë marrëveshje me argjentinasin, duke përfshirë asnjë marrëveshje verbale.

Në të njëjtën kohë, Al-Hilal po përpiqet të gjejë një gjuhë të përbashkët me rrethin e Lionel Messit. Sulmuesi i PSG-së është një objektiv prioritar për Al-Hilal.

Klubi do të përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për të rënë dakord me një lojtar, të cilit marrëveshja me parisienët skadon në fund të këtij sezoni, por Barcelona pretendon gjithashtu argjentinasin.

Sipas Mundo Deportivo, transferimi i mundshëm i argjentinasit ndër të tjera është nën kontrollin e Arabisë Saudite në nivel shtetëror. /G.D abcnews.al/

Burimi: Mundo Deportivo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!