Messi elozhe për “El toron”: Lautaro është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai di si të shënojë

schedule15:31 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 15:31 - 4 Dhjetor, 2022

Sulmuesi i “albicelestes” dhe Interit, Lautaro Martinez nuk po gjen ende formën e duhur në “Katar 2022”, ku edhe pse është aktivizuar në 4 ndeshje të ndryshme, nuk ka shënuar ende.

Megjithatë, kapiteni i Argjentinës dhe miku i tij, Lionel Messi, në fjalët e tij për mediat “thuri” elozhe për Lautaron, duke e konsideruar si një lojtar shumë të rëndësishëm për Argjentinën.

“Lautaro është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai është një sulmues që shënon shumë gola. Tani është thelbësore që ai të jetë mirë duke parë çerekfinalen dhe atë që duhet të ndodhë në këtë Botëror”,- u shpreh Lionel Messi. /i.m /abcnews.al