Nuk ishte zyrtare, por gjithsesi mbrëmja e kishte emrin “e artë”.
Lionel Mesi doli në fushë për ekipin e tij, Inter Majemi, duke i treguar tifozëve trofeun e fituar së fundmi.
Superylli argjentinas u shfaq përpara tribunave me Topin e Artë, që e mori pak ditë më parë në Paris, duke e ekspozuar atë për publikun.
Ishte Topi I Artë I 8-të për të në një karrierë të shkëlqyer, e besohet se do të jetë I fundit.
Më pas, Mesi ishte në formacion për skuadrën nga Floria në sfidën e luajtur në shtëpi kundër Nju Jork Sitit.
Dueli u luajt jo për kampionatin amerikan të futbollit, por për të festuar atë që njihet si “Nata e Artë”.
Për fat të keq, 36-vjeçari nuk mundi ta kremtonte me sukses fitoren e Topit të Artë, edhe pse u përpoq shumë.
Nju Jorku fitoi 2-1 në Majemi.
Mesi nuk duket në formën e shkëlqyer të fillimit të karrierës në Amerikë, kur shënoi një numër të madh golat e shërbeu shumë asistë.